Një ish-mësuese nga Gjirokastra është gjetur e pajetë në banesën e saj në Sarandë. Lida Dako, 72-vjeç, dyshohet të ketë rreth një javë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi trupi kishte nisur të dekompozohej.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të Sarandës.
Ajo jetojne e vetme pasi bashkeshorti i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërkohë që nga martesa nuk kishte fëmijë.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore ndërkohe që nga familjarët e saj, pritet të mbërrijë nga Gjirokastra i vëllai, D.Gega.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66