Një ngjarje tronditi Elbasanin më 29 korrik 2020, ku 27 vjeçari Regis Runaj humbi jetën pasi u qëllua 27 herë me mjet prerës. Ndërkohë Prokuroria e Elbasanit ka marrë në mbrojtje njërin nga autorët e ngjarjes, Euglen Halili i cili ka treguar gjithçka. Ai u shpreh se është i penduar për atë që ka bërë dhe se Regisin e kishte shok, por ekzekutimin e tij e ka kryer për llogari të Xhuljano Hoxhajt. Ky i fundit e ka paguar me një sasi të konsiderueshme eurosh dhe mandej, ka qenë Euglen Halili, ai që ka filluar të planifikojë ‘heqjn qafe’ të mikut të tij Regis Runaj. Runaj dhe Halili, mësohet të kenë konsumuar së bashku një sasi malli dhe mandej janë nisur në drejtim të varrezave të qytetit. Udhëtimi është kryer me një motor, sipas gazetarit Elton Qyno.
Fillimisht Halili e ka qëlluar mikun e tij me mjet prerës, teksa po lëviznin me motor. Goditja ka ndodhur nga prapa shpine dhe Runaj, nuk ka pasur asnjë mundësi të reagojë dhe kundërvihet për t’u vetëmbrojtur. Runaj, është qëlluar pa pushim teksa drejtonte motorin. Më pas ata janë rrëzuar nga motori dhe Halili nuk ka ndaluar së qëlluari Regisin, ku në total e ka qëlluar 27 herë me mjet prerës.
Psai ka kryer krimin, ai është larguar me motorin me të cilin po ecnin dhe pas sekuestrimit të motomjetit nga ana e autoriteteve, është bërë e mundur zbardhja e një pjese të mirë të ngjarjes. Në motor u gjetën gjurmë të viktimës Regis Runaj dhe një gjurmë gishtërinjsh të Euglen Halilit. Halili ka pranuar të bashkëpunojë dhe të tregojë gjithçka, me qëllim që të favorizohej nga drejtësia. Ai tha se organizatori i vrasjes së Runajt është Xhuljano Hoxha dhe se mjetin prerës, e kishte hedhur në lumin “Shkumbin”.
Sipas tij, ekzekutimi është kryer për qëllime përfitimi, pasi Hoxha i kishte premtuar se në këmbim të një shume financiare, të hiqte qafe Regis Runajn. Runaj u ekzekutua barbarisht në një rrugicë afër varrezave të qytetit të Elbasanit.
Në vendngjarje, rreth 72 metra më larg, u sekuestrua një çantë brezi me rrip, në ngjyrë të zezë, me zinxhirë e dëmtuar, tre aparate telefonash celularë, dy të markës “Iphone”, dhe një me markë të papërcaktuar, një portofol ngjyrë e zezë, një kartë identiteti në emër të Regis Runaj, një leje drejtimi automjeti, një paketë cigaresh “Slims”, dy kartëmonedha 200 lek dhe 1000 lek, një çelës, një çakmak me gaz, një libër të vogël me përmbajtje fetare, një karikues makine, një faturë ngjyrë e verdhë dhe një kontratë për qira-mjeti në emër të Regis Runajt, raporton Elton Qyno.
Regis Runaj njihej si përdorues malli dhe kishte njohje me Emiljano Ramazanin i cili humbi jetën = një javë para tij. Halili ka treguar gjithashtu se ka mbajtur në vëzhgim Ramazanin dhe ka informuar personat e tjerë për ta ‘hequr qafe’.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66