Publicisti Xhafer Shatri ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzohet nga njerëz që kanë qenë në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, se shkruante komunikata të dyshimta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në DESKU të KTV-së, ai ka thënë se një nga ato komunikata ka pasur të bëjë me Gani Gecin. “Është gjëja më qesharake më e turpshme që mund ta bëjë dikush dhe ajo nuk do të mund të bëhej dhe nuk do të mund të merrte këto përmasa pa implikimin e drejtpërdrejtë të njerëzve që kanë punuar në organe të shtetit, për fatin tonë të keq. Kësaj do t’i dalë i thjeshtë dhe një prokuror i thjeshtë që është gjysmë penalist, tri ditë me punu dhe shumë njerëz do të përfundojnë në pranga”, ka thënë Shatri.
Ai ka treguar se për cilën komunikatë e ka fjalën.
“Po flas për komunikatën numër 59 përmes së cilës demonizohet Gani Geci, njeri që ka luftuar bashkë me Adem Jasharin dhe me gjithë të tjerët që kanë qenë në Drenicë, me Sylejman Selimin e të tjerët ka luftuar bashkë. Do të thotë demonizohet për shkaqe personale për inate personale si njeri i Serbnisë që ka marrë pjesë në luftë të armatosur kundër UÇK-së. Ka edhe komunikata që janë po aq të rrezikshme, dyshuese dhe të këqija dhe të cilat Hashim Thaçi madje edhe në gjykatë, në gjykimin e Murat Jasharit me të tjerët aty, përpiqet t’ia atribuojë z. Ramabajës. Thotë ato komunikata janë shkruar në ‘Bahnhofe’, por atë e mohon Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, e Rexhep Selimi. Këta njerëz që kanë qenë në Shtabin e Përgjithshëm, qysh o quajt ajo strukturë, e akuzojnë Hashim Thaçin. Lidhet me Gjykatën e Hagës. Për shkak të komunikatës numër 59 janë vrarë 7-8 njerëz. Është vrarë një njeri në Skenderaj para 3-4 vitesh. Nuk është ndalë kjo punë”, ka thënë ai.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66