E di që një pjesë e protestuesve duan një formë më të dhunshme të protestës, që është normale dhe i kuptoj shumë mirë.
“Por mos harojmë se në protestën e parë për “rastin Monstra” pati mbi 5 000 protestues, por pati edhe shprehje të pakënaqësisë nga protestuesit e që përfundoi me disa xhama të thyera të “Gjyqit Themelor-Shkup II” dhe si pasojë patëm një dhunë të shfrenuar policore ndaj protestuesve!
Si pasojë e kësaj forme të protestës, në protestën e dytë pati rreth 200 protestues.”
Ja do përdorim dhunë! Do i bëjmë dëm EVN-së 50 000-100 000 euro, nga sigurimet po ajo EVN do i inkasojë 100 000-150 000.
As vdekjes e as burgut nuk i frigem, por përdorimi i dhunës në protestë është PIKËRISHT AJO QË EVN-ja DO.
Pse e them këtë, sepse pas përdorimit të dhunës në protestën e rradhës nuk do i kemi as 200 persona!
Disa do thonë, në Bullgari patën sukses. Po, por mos harojmë se në Bullgari u ngrit i gjithë shteti në këmbë, e jo vetëm një qytet!
Na besoni-të qëndrojmë të bashkuar.
NUK DO TË JETË LEHTË SEPSE PREKIM INTERESA TË MËDHA-QINDRA MILIONA EURO DHE NUK PRESIM TË DORËZOHEN LEHTË, PO NJË GJË JU GARANTOJMË-NË HISTORINË E NJERËZIMIT POTHUAJSE ASKUSH NUK KA MUND TA MPOSHT VULLNETIN E POPULLIT.
EDHE NE DO JA DALIM ?
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66