E ardhmja e Kosovës janë këta dy akademikët e LDK-ës, njëri biolog i ujërave të zeza, tjetri ekonomistë i specave e kastravecave të Rahovecit. Të dy janë intelektualë të kategorisë D. Shkronja “D” ka rëndësi dhe domethënie akademike, sepse është shkronja e parë e Dardanisë antike.
Mosmarrëveshjet ndërmjet Lutës e Dullës kanë të bëjnë me besimet e ndryshme fetare, sepse njëri falet i kthyer në drejtim të Qabes, tjetri i kthyer në drejtim të Qorrëbelasë. Edhe pejgamerët i kanë të ndryshëm: njëri Muhametin, tjetri Muhamet Ehli-Bejt.
Sidoqoftë, adhurimi i profetëve të ndryshëm është i rëndësisë së dytë a tretë. Rëndësi ka që të dy këta liderë të lindur – Luta dhe Dulla – e kanë baba shpirtëror dhe ideologjik agën suni-sheh – ateistin e pafe, Isa Mustafën.
Prandaj, duke i pasur parasyshë fuqitë dhe aftësitë hyjnore fetare të haxhi Lutës, jam shumë i zhgënjyer nga fakti që Isa nuk e ka dërguar në Uashington edhe Lutën, Nuk është mirë kur Kosova përfaqësohet vetëm nga një njeri i sektit dervish!
Kam frikë se delegacioni i Kosovës ka me fitue vetëm një qepë, dhe ka m’u kthye në Kosovë me duar në xhepa, ashtu siç u fotografuan para Shtëpisë së Bardhë, kur arritën në Uashington
Rifat Buzuku
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66