Dogana e Kosovës ka njoftuar se nga sot ka funksionalizuar sistemin e shitjeve online për mallra të konfiskuara.Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Dogana ka bërë me dije se ky sistem u mundëson të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës që të kenë qasje dhe njehkohsisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana.“Në kuader të modernizimit dhe përmirësimit të sherbimeve ndaj qytetarve dogana ka filluar me sistemin me të ri të shitjeve online, ky sistem mundëson të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës që të kenë qasje dhe njehkohsisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana. Sistemi funksionon përmes web faqes sonë ku fillimisht kërkohet regjistrimi e pastaj qasja në ankande është automatike.Dogana fillon ne shitjen online te mallrave te konfiskuara”, thuhet në njoftim.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66