Bac ma mir’ me ta than ty
t’kan rrejt që u kry
por nuk u kry!
Bac ,borgje deri n’fyt kan hy,
i pari i Shqypnis me shkije po rri
Edhe ti mu kan Bac
s’mun i nreq edhe me dasht’
dy shqiptar sot
s’mun i bon bashk’
Bac, jan’ lidh’ me mafi
e po bojn kërdi
t’rrejn n’dër sy
e thojn: ‘E bonëm Shqypni’!
Bac, na ikin fëmijët n’lule t’rinis’
si n’kohen e serbis’
se..’aj pis’
‘ky pis’…
po a bon o Bac
edhe pis
edhe me plis!
Bac, mir’ që nuk je
këtu ku jemi ne
mir’ që nuk sheh
atë që shohim ne
Mir’ që nuk je tu pa
sa shokt t’i kan vra
pik’ e pes’ jan ba
e jan përça
Bac, shokt’ t’i kan burgos’,
e për Kosovën
gabim kan’ vendos’
Tokat tona Bac dojn’ me i shit
jan’ hasmu mes veti
jan’ pajtu me shkit
Zgjohu Bac pash Kosoven
veq njëher’ lëshoje zanin
na mbroj neve
e nae mbroj vatanin.
“BAC NUK U KRY” – (Akti – II)
Bac, un’ kam shum’ me fol me ty
se në historin’ ton’ me të re
nuk kem tjetër njeri
që e don Shqypnin ma shum’ se ti
Bac, ti lirin’ e pagove me gjak
e kta sot paret pi kan marak
e dëshmorve ju kan hy n’hak
Bac edhe kta në Ilirid
po punojn’ me shkit
nji përmendore ta kan ngrit’
veq sa mos me u korit

Bac, përmendoren
ta kan lan me ni an’
e jo aty ku ti e meriton
në Shkupin Dardan
Bac, shpesh po t’vin te varri
po t’bin lule te lapidari
turli hajni e zagari
Bac, edhe fmit n’puna i kan’ shti
e shokt tu që luftun me ty
nuk kan buk’ as nuk kan shpi
Bac, fmit e dëshmorve
po shesin cigare
me u ba idare
as për shkoll nuk po kan’ pare
Bac, nuk u kry
fmit dëshmorve
po i marrin veq për fotografi
e kta t’ shkretit
nuk po kan çka han
varret e baballarve po i lan
po e marrin n’sy dynjan
Bac, ani me i ni
kur folin për Shqypni
të mushet menja
qe jon’ ma trima se ti
e tokën tane me gjak
e falin per nji ministri

Shqypnia s,bohet kshtu
tuj shetit me xhipa t’zi
po bohet me burra si ti
e jo me hajni
Bac, bashkimi kombtar’
nuk bohet me tradhtar’
e me tregtar’
që me kombin bojn pazar
Bac politikant krejt me ren
amanetin tan nuk e çun n’ven.
“BAC NUK U KRY” – (Akti – II)
Bac, un’ kam shum’ me fol me ty
se në historin’ ton’ me të re
nuk kem tjetër njeri
që e don Shqypnin ma shum’ se ti
Bac, ti lirin’ e pagove me gjak
e kta sot paret pi kan marak
e dëshmorve ju kan hy n’hak
Bac edhe kta në Ilirid
po punojn’ me shkit
nji përmendore ta kan ngrit’
veq sa mos me u korit

Bac, përmendoren
ta kan lan me ni an’
e jo aty ku ti e meriton
në Shkupin Dardan
Bac, shpesh po t’vin te varri
po t’bin lule te lapidari
turli hajni e zagari
Bac, edhe fmit n’puna i kan’ shti
e shokt tu që luftun me ty
nuk kan buk’ as nuk kan shpi
Bac, fmit e dëshmorve
po shesin cigare
me u ba idare
as për shkoll nuk po kan’ pare
Bac, nuk u kry
fmit dëshmorve
po i marrin veq për fotografi
e kta t’ shkretit
nuk po kan çka han
varret e baballarve po i lan
po e marrin n’sy dynjan
Bac, ani me i ni
kur folin për Shqypni
të mushet menja
qe jon’ ma trima se ti
e tokën tane me gjak
e falin per nji ministri

Shqypnia s,bohet kshtu
tuj shetit me xhipa t’zi
po bohet me burra si ti
e jo me hajni
Bac, bashkimi kombtar’
nuk bohet me tradhtar’
e me tregtar’
që me kombin bojn pazar
Bac politikant krejt me ren
amanetin tan nuk e çun n’ven.
Abaz Selmani
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66