Abazoviç, i cli në të shumtën e raste parapëlqen që ta thërasën si Abazi, në një komunikim me një qytetar të nacionalitetit malazez, me të cilin ndanë mendimin për të ardhmen e Malit të Zi!
Por, ajo që dominon në kë komunikim është fakti se, bashkëbiseduesi malazez i thotë me të qeshur se ti je Albanski çetnik!
Aktualisht drejton lëvizjen civile “Bardh e Zi” dhe pretendon të çojë në opozitë politikanin Milo Gjukanovic, për të cilin, u sponsorizua edhe vetë kryeministri Edi Rama duke e mbështetur në zgjedhje.
Abazovic (34 vjec) ka gradën doktor të shkencave politike dhe ka rreth një dekadë në politikë. Që nga prilli 2017 është president I lëvizjes qytetare URA. Lindi në Ulqin ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, dhe më pas shkoi në Sarajevë, ku u diplomua në fakultetin e Shkencave Politike.
Abazovic wshtë anëtar i parlamentit që nga viti 2012. Ka një varg kualifikimesh jashtë vendit duke përfshirë SHBA, Luksemburg, Austri, Belgjikë, Spanjë e Slloveni.
Në prag të zgjedhjeve, ishte i vetëdijshëm se i kishte ardhur koha. “Askush të mos ketë dilema: qeveria e re do të varet nga lista Bardh e Zi” tha ai para zgjedhjeve.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66