Bartësit e tri lista të cilat fituan në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi – Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq kanë nënshkruar marrëveshje të re, sipas të cilës qeveria e re nuk do të ndërmarrë kurrfarë iniciativash ose veprimesh me qëllim të ndryshimit të flamurit shtetëror, stemës dhe të himnit. Po ashtu nuk do të ndërmarrë kurrfarë veprimesh për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Kështu shkruan e përditshmja e Podgorivës, “Vijesti”, transmeton Koha.net.
Liderët e koalicionit “Za buduqnost Crne Gore” (Për të ardhmen e Malit të Zi), “Mir je nasha nacija” (Paqja është kombi ynë), dhe “Crno na bijelo” (E bardha mbi të zezën) Marrëvesjen e kanë nënsgkruar dje.
Në marrëveshje, sipas “Vijestit”, qeveria e re demokratike e Malit të Zi do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të marra nga shteti, do të forcojë dhe çojë përpara bashkëpunimin me NATO-n si dhe m shpejtësi, në tërësi dhe me përkushtim do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim me të drejta të plota të Malit të Zi në BE.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66