Pacienti 65-vjeçar Hasan Mira që mori vendimin drastik për t’u vetëflijuar duke u hedhur nga kati i katër i spitalit “Shefqet Ndroqi”, është vjehrri i ish deputetit të LSI, Gjetan Gjetani. Ky i fundit ka qenë deputet i Partisë Socialiste, por pas përjashtimit i është bashkuar LSI-së.
Viktima mësohet se e kreu aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike.
Vetëm para dy ditësh ai kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar.
Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen tronditëse të ndodhur pak më parë te spitali Shefqet Ndroqi, ku një pacient i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt.
Policia thekson se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00, ku pacienti ka humbur jetën në vend, ndërsa mësohet se viktima është 65-vjeç dhe nga rrethi i Krujës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66