Një video incizim, që është një përgjim telefonatë po qarkullon këto ditë, ku dëgjohet zëri i një politikani të Kosovës
Në këtë video, tregohet se politikanët e Kosovës janë të zhytur në llumin e shërbimeve serbe.
Madje përmenden me emër të gjithë, përveç Albin Kurtit.
Nikola Sanduloviç, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, dëgjohet në video që flet me një person që paraqitet si politikan i Kosovës, pikërisht në kohën e krijimit të qeverisë ndërmjet VV dhe LDK.
Në video theksohet se Mustafa do të kërkojë postin e Kryeministrit për të prishur marrëveshjen.
Aty thuhet se Hashim Thaçi po bën çmos për të prishur marrëveshjen e koalicionit LDK-Vetëvendosje, ndërkohë që tregohet edhe për marrëdhënie të forta e të ngushta mes Thaçit e Vuçiçit.
Në këtë bisedë, dëgjohet politikani i Kosovës, që përmend një politikan të PDK-së si të lidhur me BIA-n serbe.
Kjo frazë çon në deduksionin se politikani që flet është serb, pasi edhe e flet serbishten në mënyrë të rrjedhshme.
Po në bisedë politikani i Kosovës, i pyetur nga kolegu i tij serb se me urdhër të kujt e rrëzuan qeverinë e Albin Kurtit, ai thotë “me urdhër të Beogradit”.
“Beogradi vetëm Albinin nuk e ka në kontroll”, thuhet në bisedë, i cili vijon: “të gjithë të tjerët i kontrollon Beogradi: Hashimin, Ramushin, Isën, të gjithë”.
Politikani i Kosovës, që dëgjohet në video, thotë se “Hashimi ka 2-3 miliardë euro në Halbank të Turqisë te kunati i Erdoganit dhe se i ka dhënë Vuçiçit 600 milionë euro si financim për fushatën e partisë së tij SNS.
Pamfleti ME SHUME VIDEOMATERIALI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66