Barcelona ka arritur marrëveshje me Ronald Koeman për ta zëvendësuar të shkarkuarin Quique Setien në postin e trajnerit të skuadrës katalonase.Koeman, ish-futbollist i Barçës dhe trajner aktual i Holandës, do të emërohet zyrtarisht në postin e trajnerit të Barcelonës gjatë kësaj jave, sipas Fabrizio Romanos, gazetarit të njohur italian.Koeman duhet së pari ta ndërpresë kontratën me kombëtaren e Holandës.
Emërimi i Koeman do t’i lërë shumë njerëz gojëhapur, posaçërisht duke e marrë parasysh faktin se roli i tij i fundit si trajner i një klubi përfundoi me dështim në Everton.Gjatë 16 muajve si drejtues i skuadrës së Premierligës angleze, Koeman i pati fituar vetëm 46 për qind të ndeshjeve.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66