Riley Gale
Ka ndërruar jetë kantautori i grupit Power Trip, Riley Gale.Muzikanti ishte lideri i grupit të njohur amerikan të cilët njoftuan për vdekjen e tij përmes një deklarate në mediat sociale.“Me dhimbje të madhe njoftojmë që udhëheqësi i grupit dhe vëllau ynë Riley gale ka ndërruar jetë mbrëmë. Ai ishte mik dhe vëlla për ne Riley.
“Ai preku aq shumë njerëz përmes vargjeve të tij dhe me zemrën e tij të madhe. Ai i trajtonte të gjithë ata që takonte si miq dhe gjithmonë kujdesej për miqtë e tij. Ne nuk do të harrojmë kurrë veprat e shkëlqyera të muzikës, bamirësisë dhe dashurisë që la pas. Ju, fansat, ishit shumë të rëndësishëm për të, nëse keni një kujtim të Riley, ju lutemi ndani atë, pa marrë parasysh sa e vogël, pasi e kujtojmë atë. “Shkak i vdekjes nuk është bërë i ditur për momentin.
Power Trip thuhet se ishin duke punuar në albumin e tyre të tretë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66