Unë kuptoj epshin e sëmurë të Mustafës për pushtet, (tash e 50 vjet) por jo adhurimin e madh të militantëve të LDK ndaj Thaçit, Veselit, Haradinaj e Limës.
Deri dje i konsideronin kriminelë e kapës të shtetit, sot sillen si të sëmurë nga alchajmeri!
Shikoni pak si keni shkruar, si keni akuzuar, si e keni quajtur shtetin, shtet mafioz!
Domethënë nuk e dëshironit shkapjen e shtetit, por kapjen e përbashkët me ata që gjoja i luftonit!!!
Isa Mustafa:
„Ne jemi për reforma, PDK-AAK-NISMA për kapje të shtetit.“ 15:16 | 17 maj 2017
Avdullah Hoti: „Shteti i Kosovës është kapur nga Haradinaj, Veseli e Thaçi!“
20.05.2019
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66