Vetëm një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi i reklamoi në facebook vreshtat e Rahovecit si fryt e vepër të punës së palodhëshme të bujqëve të Kosovës, reaguan me nxitim liderët e Serbisë. Drejtori i Zyrës për “Kosovo i Metohija” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e paska quajtur reklamën e Thaçit “mashtrim dhe gënjeshtër”, duke shtuar se vreshtat e Rahovecit janë trashëgimi e nemanjiqëve dhe car Dushanit.
Për më tepër, Gjura paska thënë se, jo vetëm Rahoveci, por krejtë Kosova ka qenë serbe dhe do të mbetet serbe!
Qëkur Hashim Thaçi, haxhi Luta i Gillanit dhe disa shokë të tyre nga grupi i “akademikëve” të LDK-ës, u deklaruan publikishtë të gatshëm që t’ia falin Serbisë disa territore të Kosovës, oreksi i saj po vjen duke u rritur. Nuk do të jetë befasi nëse tyxharët na kthehen nga Uashingtoni dhe Brukseli me një hartë tjetër të Kosovës, që do t’i përngjanë djathit zviceran – krejtë bira-bira (lexo: e mbushur me territore ex-territoriale).
Rifat Buzuku
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66