Nga këta tre vëllezërit që po jetojkan në tri shtete të ndryshme të Evropës, ky që po jetojka në Kosovë, paska dalë më i shëndoshi. Këta dy që po jetojkan jashtë – njëri në Zvicër, tjetri në Gjermani -, qenkan deformuar nga puna e rëndë. Barku i tyre si kacë rasoji, tregon se ata punojnë punë të rënda, dhe se hiq nuk është shenjë e mirë!
Ky tipi që jeton në Kosovë, nuk punon hiq, sepse edhe po të dojë të punojë, nuk ka punë. Ky e kalon ditën duke pirë çaj, dhe gota e çajit nuk është ndonjë peshë e rëndë.
Jam dakord me konstatimin e Ministrit të Shëndetësisë, që Kosova është shembull i qeverisjes së mirë për gjithë botën, sepse qytetarët e Kosovës nuk e kanë problemin e mbipeshës.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66