Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar sot në Itali pasi akuzohen për vrasje me qëllim. Ata akuzohen për vrasjen e adoleshentit Filippo Limoni. I gjithë sherri filloi me disa ofendime dhe fyerje në parkingun afër një salle sportive. Ata goditën Filippo-n me grusht dhe e rrëzuan përtokë. Shqiptarët ndodheshin brenda një makine tip “Opel” dhe mjeti i tyre u rrethua nga një grup adoleshentësh vendas.
Më pas shqiptari që drejtonte mjetin, i dha makinës duke kaluar sipër trupit të të riut italian, i cili për pasojë gjeti vdekjen. Ndërkohë karabinierët kanë sekuestruar makinën, ndërsa tre shqiptarët rrezikojnë nga 10-18 vjet burg për vrasje me qëllim. Shqiptari që ndodhej në timonin e makinës, ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk kishte si qëllim të vriste adoleshentin.
Ai tha:
Nuk kisha për qëllim ta shtypja. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Kur futa marshin indietro, ndjeva një goditje. Po përpiqesha të largohesha, pasi ata kishin rrethuar makinën.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66