Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka qenë pjesë e dokumentarit “Expose”, prodhim i GazetaBlic.Tema kryesore e dokumentarit ishte rundi i ardhshëm i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.Lidhur me këtë çështje, mes tjerash Haziri ka komentuar edhe çëshjet territoriale me Serbinë, duke thënë se përbëjnë problemin kryesor me fqinjët veriorë.
” Të gjitha problemet në Kosovë janë territoriale. Serbia e sheh Kosovën si territor dhe historikisht është punuar në ndryshime gjeografike. Janë bërë ndryshime të kufijve komunalë dhe politikë në mënyrë që ta ndryshojnë këtë demografi, por kjo nuk ka funksionuar dhe ne natyrisht jemi shumicë në këtë territor”, tha tutje Haziri.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66