AAK’ja iu është përgjigjur sot nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Hazirit, që ka deklaruar se emri i presidentit kalon nga zyrat e Lidhjes Demokratike.Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në emisionin Frontal në T7 ka thënë se nuk bën të flitet kështu.Sipas tij, duhet të punohet në mënyrë transparente e se LDK’ja tashmë i ka dy pozita të rëndësishme, kryeministrin dhe kryeparlamentarin.
“Nuk folet bre kështu, qysh kalon, s’bahet presidenti pa AAK’në a e ka LDK kryeministrin edhe kryeparlamentarin, nuk bon me fol kshtu, nuk punohet kshtu. Punohet në mënyrë transparente”, ka thënë ai.Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka zbuluar detaje në emisionin lidhur me atë se si ka shkuar deri te propozimi i Ramush Haradinajt kandidat për president.
Tahiri ka thënë se ishte nënkryetari i partisë, Ahmet Isufi ai që e ka dhënë propozimin për Haradinajn në takimin e Këshillit Drejtues të AAK’së.
“Ahmet Isufi e mori fjalën tha shiko kryetar krejt Kosova o ka flet për përfshirje të PDK’së e për presidentin, unë mendoj që Këshilli Drejtues duhet me ta dhanë ty mandatin me të votu për president”.“Ahmeti e ka ngrit si çështje, është mirë me fol me partner”, ka thënë tutje ai.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66