Në Spitalin e Pejës janë duke trajtuar 63 pacientë me koronavirus, ku 16 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.Në raportin ditor të Spitalit të Pejës bëhet e ditur se aktualisht janë duke u trajtuar 63 pacientë me koronavirus, ku 16 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, 49 në oksigjeno-terapi dhe tre në respirator, shkruan lajmi.net.Sipas njoftimit, të prekur me COVID-19 ka edhe staf mjekësorë ku pesë mjekë, 15 infermierë dhe pesë punëtor nga stafi jomjekësorë vazhdojnë të jenë të infektuar me koronavirus.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:11 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 6 lindje kanë qenë normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore. Aktualisht po trajtohen 63 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 3 pacientë janë në Resirator dhe 49 në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 15 Infermierë dhe 5 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
563 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë vikendit.Nga këta 51 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.385 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,870 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66