“Mafian shqiptare e ka krijuar UDB-a serbe për ta financuar vetveten përmes trafikimit të heroinit, sepse në kohën e Titos, Rankoviqit dhe Millosheviqit emrat e vrasësve mafioz dhe udbash të atdhetareve të shquar të mergatës shqiptare dhe kroate do të zbuloheshin shumë shpejtë, sikur të ishte transparente mënyra e financimit të tyre”, thotë Marko Llapushina autor i shumë romaneve bestseller që lexohen me vëmendje jo vetëm në Serbi.
Koment :
Fakti që mafian e kemi në pushtet është një realitet që për çdo ditë po na vret.
-Madje Llapushina shkon edhe një hap më larg dhe i përshkruan pothuajse të gjithë oligarket kosovarë të etnisë shqiptare si vegla të ish UDB-es dhe BIA-s së sotme serbe.
Pyetje dhe koment :
A do të thotë kjo që shtetin e dytë shqiptar në Ballkan e mban BIA serbe fuqishëm në duart e saj përmes oligarkëve shqipfolës të kalibrit super kriminal, anti njerëzor, anti popullor, anti kombëtar dhe anti shtetëror?
Natyrisht që po. Sepse rezultatet e mbrapshta flasin me një gjuhë kristal të qartë që në këtë banana shtet komploti shumë dimensional serb është realizuar përmes oligarkëve shqipfolës, apo klyshëve të BIA-s që i kanë korruptuar pothuajse të gjithë politikanët kosovarë që i mbajnë pozitat më të larta publike dhe shtetërore.
Prandaj përveç Albinit asnjëri prej tyre nuk merret seriozisht me problemin e helmimit të popullsisë me mallra serbe dhe as me problemin e helmimit me medikamentet që u ka skaduar afati.
E kam theksuar disa herë dhe po e ritheksoj sërish : Vetë fakti që një politikan skajshmërisht korrupt si Ramushi ka fytyrë për ta kërkuar postin e Presidentit pas performances së tij mizore si Kryeministër, është dëshmi që në këtë vend fjala nder, etikë, moral, ndërgjegje, përgjegjësi dhe llogaridhënie është dëbuar me dhunë prej oligarkëve shqipfolës nga fjalori i gjuhës shqipe, njësoj si Donika Gervalla nga mbledhja e Ldk-së se degraduar në SPS.
Sepse këta të fundit i kanë korruptuar dhe shndërruar në kriminel mafioz njerëzit që e kanë marr votën e popullit për ta luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, nepotizmin, nihilizmin dhe klientelizmin.
Dhe jo vetëm kaq, por i kanë korruptuar njerëzit që e kanë marr mandatin e popullit për ta ruajtur shtetin e krijuar me shumë mund, gjakderdhje e sakrificë si sytë e ballit dhe jo për ta rrënuar dhe sjellë buzë varrit.
Mirëpo Ramushi së paku nuk është tradhtar, prandaj është vetëm maja e Ajsbergut.
Ata me të cilët ai bashkëpunon për të mbetur në lojën e ndyrë politike janë fundërrinat e Ajsbergut.
Imagjinojeni sikur Qeveria Kurti ta luftonte Pandeminë me metodat e Armend Zemajt nipit të Tahirit ?
Do e kishin ngrënë pa pjekë kundërshtarët e tij politik së bashku me popullin.
Sepse gabimet e Albinit ky popull i kërkon me mikroskop njësoj si kundërshtarët e tij politik.
Ndërsa për të mos i parë gabimet e kleptokratëve që kanë stazh 20 vjeçar në pushtet, i vnon syzat e zeza të qorrit.
E të gjithë e dimë sesi e pat luftuar xhaxhai i Armend Zemajt okupatorin serb.
Si francezët Hitlerin.
Ktheja bythën, dorëzoja armët dhe gjithçka është në rregull. Sepse pastaj specat e gatshëm për turshi futen vullnetarisht në tjegull.
Fakti që në spitalet tona pacientët e infektuar nga Covidi po shtrihen në dhomat e njëjta me pacientët e pa infektuar që vuajnë nga sëmundjet e rënda kronike, është dëshmi që tek ne e mban ende mbishkrimin e BIA-s përveç vdekjes shpirtërore edhe ajo fizike.
Dhe këtë mbishkrim nuk e mban mospërgjegjësia e mjekëve, sepse ajo quhet tradhtim i kodeksit profesional, por loja e ndyrë e oligarkëve që e kanë futur sistemin shëndetësor në duart e mafias farmaceutike që menaxhohet nga politika.
Sepse fakti që një Qeveri ia jep monopolin për testime motrës së Blerim Devollit, e cila i kërkon nga 200 Euro për një test, është dëshmi që në këtë vend çdo vlerë njerëzore, kombëtare dhe universale me shpejtësinë e dritës po vdes.
Po vdes njësoj siç po vdesin pacientët e pafajshëm me shpejtësinë e dritës, dhe jo vetëm që askush s’po jep llogari dhe përgjegjësi, por edhe populli po kqyr seri dhe po rri në shtëpi.
Kësaj i thonë hipnozë kolektive dhe pajtim me keqbërësit dhe të keqen e tyre që vret, më shumë sesa shkijet kur ishin ne pushtet.
Propaganda e UDB-es është aq e rrezikshme, sa që ta vë ashiqare të keqën që po ta bënë mbi tavolinë për t’u tallur me ty, sepse udbashet e rryer jane të bindur që ti nuk e sheh.
Sepse e kanë kryer paraprakisht me përpikërinë më të madhe çdo detyrë dhe të kanë hipnotizuar si Baba Sheh.
E ti ende shpreson që i yti në pushtet në atë përmasë s’mund të tradhton, prandaj edhe më tutje e voton, sepse t’i ka verbuar sytë me shumë sesa nata lakuriqit, prandaj i beson symbyllur edhe pse është klysh i Vuçiqit.
Mirëpo për dallim nga lakuriqi që orientohet shkëlqyeshëm natën përmes shqisave, ti je i verbuar në tru, sepse propaganda të ka shndërruar në mumie që vegjeton para vetës si dru.
Të ka shndërruar në qyqar përmes përdhunimit të dinjitetit dhe të ka lënë shpirtërisht sakat deri në ditën e kiametit.
E Blerim Devolli është vetëm maja e Ajsbergut, sepse është lavatriçe e parave të pista të Patroneve të tij në politikë, që ia kanë shnuk mishin që dy dekada popullit dhe shtetit me thikë.
Prandaj e kemi një banana shtet që fluturon si një Ballon kah ta çon era, derisa të pëlcet në ajër sikur shishja e maskuar e molotivit me mbishkrimin “AloeVera” .
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66