Opozita e Malit të Zi që pretendon se ka fituar zgjedhjet deklaroi sot koalicionin qeverisës. Pjesë e koalicionit janë partitë pro-serbe dhe grupimi i partive “Bardh e Zi” që drejtohet nga shqiptari Dritan Abazoviç. Të tre këto grupime thonë se kanë 41 mandate deputetësh nga 80 vende që ka parlamenti i Malit të Zi. Ndërkohë presidenti Milo Gjukanovic ka deklaruar se do të pritet certifikimi i rezultatit final të zgjedhjeve.
Shqiptari Dritan Abazoviç, i cili është kreu i Lëvizjes URA dhe ka siguruar 4 deputetë në Kuvend, ka bashkuar votat me opozitën proserbe.
Mediat vendase raportojnë se sot u mbajt një takim i liderëve të koalicionit, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “Bardh e Zi”, Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazovic, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi.
“Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.
Së treti, që qeveria e re, demokratike do të jetë nga ekspert, te përbërë nga personel që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.
Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë”,-thuhet në deklaratë.
Ata thanë se, përveç kësaj, u shtrijnë duart përfaqësuesve të popujve pakicë me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të bukur dhe të prosperuar të Malit të Zi.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66