Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tash e sa kohë shërben si ambasadore e organizatës më të madhe bamirëse në botë, UNICEF.Ishte po kjo organizatë që e shpalli ambasadore nderi artisten shqiptare dhe e solli atë në Kosovë me një mision të veçantë gjatë vitit 2019.
Gjatë gjithë kohës së pandemisë, UNICEF-i ka qenë i angazhuar për t’u dalë në ndihmë fëmijë të lënë anash dhe të afektuar nga kriza globale e koronavirusit.
Tani Rita po i bashkohet thirrjes ndaj Boris Johnsonit, e cila kërkon që në rast shpikjen e një vaksine kundër COVID-19, të vihen në rend të parë fëmijët dhe punëtorët e kujdesit shëndetësorë.“Punëtorët e kujdesit shëndetësorë, rrezikojnë jetët e tyre për të ruajtur fëmijët. Ata duhen të kenë qasje në vaksinim kudo që jetojnë”, shkruhet në videon e re promovuese të UNICEF-it, të shpërndarë edhe nga Rita në InstaStory.
Artistja shqiptare ka edhe një empati më të madhe ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor, pasi mamaja e saj është psikiatre dhe shërbeu gjatë pandemisë së koronavirusit në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli).
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66