Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci ka qenë i ftuar në emisionin “Expose” prodhim i Gazetës Blic, ku ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.Sipas Bajqinovcit Qeveria e Kosovës as nuk e di se për çfarë do të bisedohet në Washington.“E kemi theksuar se kjo qeveri nuk ka legjitimitet për ta përfaqësuar Kosovën në bisedimet me Serbinë. Së dyti këta as vet nuk e dinë se çfarë do të bisedohet, pasi herë flitet për njohje dhe shpesh për ekonomi. Por, çkado që të jetë do jetë e dëmshme për Kosovën dhe e papranueshme për qytetarët e saj dhe VV-në”, tha fillimisht Bajqinovci.
Tutje Bajqinovci tha se kjo Qeveri po vazhdon të plotësojë kërkesat e Serbisë dhe edhe nëse arrihet marrëveshja ajo nuk do të zbatohet pasi Qeveria jonë është e dobët.
“Kjo qeveri po vazhdon të plotësojë kërkesat e Serbisë siç bëri me reciprocitetin së fundmi dhe po qe se nënshkruhet marrëveshje ajo nuk do të zbatohet sepse kjo qeveri është shumë e dobët dhe nuk ka legjitimitet dhe pëkrahjen e qytetarëve të Kosovë”, përfundoi Mefail Bajqinovci.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66