Tirana do të presë sot në orën 20:00 Crvena Zvezdën në “Air Albania”. Dueli është I vlefshëm për turin e dytë të Champions League, ndërsa fituesi do vijojë më tej garën. Presidenti I bardhebluve, Refik Halili ka motivuar Tiranën duke vendosur një shpërblim prej 200.000 eurosh.Halili bëri me dije pas fitores me Dinamo Tbilisin se shpërblimi për “kokën” e serbëve do ishte më I madh, duke dysfishuar kështu shumën për fitoren ndaj Zvezdas. Të grumbulluar në hotel, bardheblutë as e kanë mohuar dhe as e kanë miratuar shpërblimin e majmë, ndërsa dje mediet serbe shkruan për këtë shumë të konsiderueshme.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66