Anëtari i Vetëvendosjes Hysen Durmishi ka akuzuar Nasim Haradinajn, për një deklaratë të dhënë para disa ditësh pas hyrjes së ushtrisë serbe në Kamenicë.Haradinaj kishte akuzuar banorët e Kamenicës që nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim kundër ushtrisë serbe megjithëse kishin parë ata brenda territorit të Republikës së Kosovës.I frymëzuar nga ky reagim, Durmishi e pyet atë se pse ai vetë nuk ndërmori asnjë veprim pasi presidenti serb Vuçiq ndërpreu punimet e rrugës Deçan-Plavë, përcjell Periskopi.
“Ku është ky Nasimi tash bashkë me atë kushëririn e tij të sporteve të rënda?” – pyet Durmishi.Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:Nasim Haradinaj me një emision para disa ditëve i akuzonte banorët e Kamenicës që lejuan hyrjen e xhandarmërisë së Serbisë në Karaqevë. Ai tha le të provojnë e të vijnë në Deçan ata. E Vuçiqi iu kundërpërgjigj menjëherë. I ndërpreu punimet e rrugës Deçan – Plavë mu në Deçan. Tash një qytetarë i Kamenicës do të pyeste: ku është ky Nasimi tash bashkë me atë kushëririn e tij të sporteve të rënda? Natyrisht që nuk pajtohem me këtë logjikë unë. Shteti, pra institucionet duhet të veprojnë në të dy rastet në të kundërten e asaj se si kanë vepruar.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66