Interesant skena politike në Maqedoni, o bëhet Naseri kryeministër, o nuk bëhet, dikush do shkoje në opozitë.
Po, haj leni këto e flisni për shkollat se mbetëm askund, flisni për protestat kundër EVN, flisni si ti kalojmë ditët në kohë pandemie, si ti motivojmë njerëzit dhe tu japim shpresë, flisni për rininë, flisni për projekte inovative.
Zaevi ose Naseri, njëri do bëhët kryeministër, neve na ngelin çështje tjera!
***
Njëri me 13, tjetri me 17, i treti nuk vjen, i katërti do lajmërohet më vonë. Bëni një takim të përbashket shqiptar, diskutoni për shumë çështje duke filluar nga politika, ekonomia, arsimin mos e harroni, kulturën, infastrukturën, bujqësinë, turizmin.
Në fund vëni në tavolinë edhe propozimin për kryeministër shqiptar. Nuk është e thënë të jetë Naser Zyberi, mund të jetë edhe një tjetër ndoshta anonim, por mjaft i përgatitur dhe i aftë të drejtojë Maqedoninë.
Mundësia e vetme është tani që shqiptarët të bëhen bashkë, nëse kjo nuk ndodh tani atëhere nuk do ndodh as në 5 vitet e ardhshme.
Berat Azizi, gazetar, analist
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66