Nga ora 7 e mëngjesit të sotëm, Mali i Zi ka hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare.
Ky raund zgjedhjes s’pati si të kalonte edhe pa pjesëmarrjen e kandidaturave të listave dhe koalicioneve shqiptare, ndonëse kësaj radhe nuk iu rrekën garës të gjithë të bashkur, njofton Klan Kosova.
Gazetari Adriatik Kelmendi, thotë se ka gjasa të mëdha që një shqiptar të marrë një nga tri postet kryesore të Malit të Zi.
”Gjasa të mëdha që një shqiptar të marrë një nga tri postet kryesore të shtetit në Mal të Zi. Rezultatet e deritashme zgjedhore tregojnë se DPS e Milo Gjukanoviqit ka vetëm një mandat më tepër se subjekti opozitar”.
Sipas tij, ndonëse rezultatet zgjedhore të deritashme tregojnë se DPS e Milo Gjukanoviq ka vetëm një mandat më tepër se subjekti opozitar, është Dritan Abazoviq i cili mund të përcaktojë fatin e udhëheqësisë së Malit të Zi në katër vjetët e ardhshme.
”Me 4 deputetët e tij, Dritani mund t’ia bëjë shumicën opozitës, e cila pritet t’i ketë 28 (“Për të ardhmen e Malit të Zi”) + 10 deputetë (“Paqja është nacionaliteti ynë”) dhe në këtë mënyrë ta çojë Gjukanoviqin në opozitë për herë të parë. Ose të bashkohet me Gjukanoviqin, me të cilin do të jenë edhe 2 deputetë të rinj nga partitë shqiptare, si dhe pakicat e tjera, dhe kështu të rrisë çmimin për veten, për shkak se deri më tash Dritani ka qenë një ndër kritikët më të ashpër të qeverisjes së kryetarit malazias.
Ndoshta, kryetar Kuvendi? Ndoshta kryeministër?! Kurrë mos thuaj kurrë!”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66