“Dashuria nuk vdes kurrë nga një vdekje natyrale. Ajo vdes sepse ne nuk dimë si ta rimbushim burimin e saj. Ajo vdes nga verbëria dhe gabimet dhe tradhtitë. Ajo vdes nga sëmundja dhe lëndimet, vdes nga lodhja ose patejdukshmëria.” Anais Nin
“Nuk jam i shqetësuar pse më tradhtove, por sepse nuk mund më të besoj ty!” Jim Morrison
“Kush të ka tradhtuar njëherë, do ta bëjë përsëri; jo pse ai e shijon atë, por sepse kjo është pjesë e natyrës së tij.” Michele Scirpoli
“Mos e tradhto atë që të buzëqesh: mund ta ketë vdekjen në zemër dhe prapë të të dhurojë një jetë të vogël.” Jim Morrison
“Nëse dikush të tradhton një herë, është gabimi i tij, nëse dikush të tradhton dy herë, është gabimi jot.” Eleanora Anna Roosevelt
“Grua, ji e lumtur në jetën tënde si çift, ti e meritoni atë. Jetoje e qetë dhe e kënaqur çdo ditë të jetës tënde. Gjeje një burrë që di të gatuajë. Gjeje një burrë që fiton shumë. Gjeje një burrë që të kënaqë plotësisht. Dhe mbi të gjitha, grua, përpiqu që këta tre burra, të mos takohen kurrë në mes vete.“ Flavio Oreglio
“Një burrë që dashuron, e bën atë edhe kur e dashura e tij … është duke ikur me një tjetër! Ajo do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij. Kjo është dashuria e vërtetë ”. Luciano Sante Menara
“Pas çdo burri të suksesshëm gjendet një grua, dhe pas saj bashkëshortja e tij.” Groucho Marks
“Një tradhëti vret vetëm dashuritë tashmë të vdekura. Ato që nuk i vrasin ndonjëherë bëhen të pavdekshëm.”
“Ka gra që mohojnë pabesitë e tyre aq mirë, sa meritojnë t’u besohet.” Roberto Gervaso
“Pasiviteti seksual është i rrezikshëm, ai prodhon brirë.” Allen Woody
“Mbrëmë gruaja ime dhe unë u takuam në derën e shtëpisë. Ajo kishte veshur një kombinezon shumë seksi. Problemi i vetëm ishte se ajo po kthehej.” Rodney Dangerfield
“Bashkëshortja ideale është ajo që e përshëndet burrin me përulësi… burrin i cili është duke u nisur për te gruaja tjetër.” Helen Rowland
“Kush është xheloz jo vetëm që heq dorë nga eleganca, por edhe nga krenaria; në këtë mënyrë ai e vë veten në një gjendje vogëlsie që jep guxim dhe, në një farë mënyre, e meriton tradhtinë.“ Mario Andrea Rigon
“Nëse dikush të merr bashkëshorten, nuk ka hakmarrje më të ligë se sa t’ia lini atë!” Sacha Guitry
“Unë u ktheva në shtëpi dhe gjeta Frankun, mikun tim më të mirë, në shtrat me bashkëshorten time. Unë i thashë: ‘Frank, unë duhet patjetër! Por ti o burrë i dheut pse?” Billy Crystal
„Për një burrë ideja e besnikërisë së përsosur ndaj një gruaje është që- „ai të ketë mendjen gjithmonë tek ajo„ – edhe kur është duke puthur një tjetër grua. “Helen Rowland
„Unë e dua tradhtinë, por i urrej tradhtarët.” Jul Qesari
“Atë që armiku jot nuk duhet ta dijë, mos i trego mikut tënd.” Arthur Schopenhauer
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66