K u j t e s ë
Në organizim të Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni, më 4 qershor 1994 u mbajt Kuvendi për themelimin e Universitetit të Tetovës.
Pak ditë më vonë, në organizim të BKSH-së, më 17 qershor 1994 (e premte), me fillim në orën 19:00, në po të njëjtën sallë të Kuvendit komunal të Tetovës, u organizua promovimi i veprës “Mugujt e Mesjetës” e autorit Pjetër Arbnori, atëkohë Kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.
Ky ishte një aktivitet më tepër diplomatik se sa kulturor në organizim të BKSH, me qëllim të sigurimit të përkrahjes nga Shteti Shqiptar dhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së Universitetit të Tetovës, i cili ishte themeluar pak ditë më parë.
(17 gusht 2020)
Në vazhdim ju sjell 30 fotografi nga ky manifestim, të cilat janë ruajtur në Arkivin e BKSH-së:
(Shënimet dhe përgatitja për publikim e fotografive nga Abdulla Mehmeti)
1. Kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, Pjetër Arbnori në Kuvendin komunat të Tetovës, me kryetarin Shaqir Aliti
2. Kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, Pjetër Arbnori dhe kryetari i Këshillit organizues nga BKSH për promovimin,Ramadan Sinani.
3. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Shaban Murati; Dr. Xheladin Murati, Nënkryetar i Vuvendit republikan të Maqedonisë; Mr. Shaqir Aliti, Kryetar i Komunës së Tetovë
4. Nga e djathta_Poeti Visar Zhiti, ambasadori Shaban Murati dhe Dr. Xheladin Murati
5. Dr. Xheladin Murati, nënkryetar i Kuvendit republikan të Maqedonisë; Mr. Shaqir Aliti, kryetar i Kuvendit komunal të Tetovës dhe Kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, Pjetër Arbnori
6. Pjesëmarrës në promovimin e veprës së Pjetër Arbnorit në Tetovë
7. Fjala e hapjes në promovimin e veprës së Pjetrë Arbnorit. nga Kryetari i Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni, Abdulla Mehmeti
8. Fjala përshëndetëse e kryetarit të Këshillit organizues, Ramadan Sinani në promovimin e veprës së Pjetër Arbnorit
9. Pritja e Pjetër Arbnorit në Kuvendin komunal të Tetovës
10. Pritja e Pjetër Arbnorit në sallën solemne të Kuvendit komunal të Tetovës
11. Pjetër Arbnori dhe Ramadan Sinani gjatë promovimit
12. Intelektualë nga Tetova në promovimin e veprës së Pjetër Arbnorit
13. Intelektuale dhe intelektualë nga Tetova në promovimin e veprës së Pjetër Arbnorit
14. Prof. dr. Ali Aliu, duke paraqitur referatin e tij për veprimtarinë letrare të shkrimtarit Pjetër Arbnori
15. Prof. dr. Ali Aliu duke mbajtur fjalën e tij në promovimin e veprës së Pjetër Arbnorit
16. Konsulli i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fahri Balliu, duke mbajtur fjalë në promovim
17. Pjetër Arbnori duke mbajtur fjalë para pjesëmarrësve në promovimin e veprës së tij në Tetovë
18. Visar Zhiti duke mbajtur diskutim para pjesëmarrësve në promovim
19. Aktori i mirënjohur Xhevat Limani duke lexuar fragmente nga vepra e Pjetër Arbnorit
20. Blerim Grubi duke luajtur një pikë muzikore në violinë në promovimin e veprës së Pjetër Arbnorit
21. Pjetër Arbnori duke e falënderuar Blerim Grubin për pikat muzikore në violinë në promovimin e veprës së tij
22. Kryetari i Këshillit organizues të promovimit, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni, duke i ndarë mirënjohje Pjetër Arbnorit
23. Një talente e re nga Tetova duke recituar vargje me përmbajtje atdhetare
24. Pjetër Arbnori duke e përcjellur programin artistik të këtij manifestimi
25. Pjetë Arbnori duke i ndjekur recitimet e talenteve të reja nga Tetova
26. Një talente e re nga Tetova duke luajtur në violinë
27. Talente e re nga Tetova duke luajtur një pikë muzikore me violinë
28. Recitime me emocione nga një talente tetovare për nder të Pjetër Arbnorit
29. Veprat e Pjetër Arbnorit, të ekspozuara në sallën e Kuvendit komuna të Tetovës për pjesëmarrësit në promovim
30. Kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, Pjetër Arbnori dhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Shaqir Aliti.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66