Figura dhe figurina, burra dhe burrecërr!
Tridhjetë vjet ka pasur,
frikacakë dhe trima,
ka pasur figura,
edhe figurina!
Ndryshimi i sistemit,
kërkonte një burrë,
ndaj Ramiz Alia,
s’do harrohet kurrë!
Nën komandë të tija,
erdhi rendi i ri,
fare paqësisht,
pa u vrarë njeri!
Borxh të madh i kemi,
ne këtij Njeriu,
paçka se në burg,
e futi Saliu!
Sala do sundohej,
veç nga pabesia,
kur futi në burg,
tutorin e tija!
Këto që po themi,
nuk i themi kot,
se krejt i pabesë,
ai është dhe sot!
Në fakt është figurë,
dhe nga kjo s’lëviz,
dhe jo dokudo,
po e zezë pis!
Dhe me Fatos Nanon,
krye liberali,
Sala i pabesë,
burgosjen s’e ndali!
Po Nanua s’u ep,
qëndroi si figurë,
ndaj në histori,
do mbetet një burrë!
Paçka se kur iku,
si gjithë kur largohen,
bëri marrëzira,
që s’do t’i harrohen!
Për inat të Ramës,
u lidh me Salinë,
edhe fare hapur,
tradhëtoi partinë!
Meqë nuk la gjurmë,
e harruam fare,
Majko Pandaliun,
figurë kalimtare!
Edhe sot ministër,
kemi Pandalinë,
por në çdo variant,
është një figurinë!
Këtë gjë për Metën,
nuk e themi dot,
i vetmi që mbeti,
në majë edhe sot!
Metën asnjëherë,
lufta nuk e tremb,
pak a shumë si burrë,
do ta njohë ky vënd!
Kemi Xhep Mejdanin,
që s’ndërroi flamurë,
por ai na duket,
sikur s’ka qënë kurrë!
Vitet e Mejdanit,
as në mend s’na vinë,
ndaj duam a s’duam,
mbetet figurinë!
Ka dhe Bamir Topi,
të njëjtën staturë,
po ka që e mbajnë,
Topin për figurë!
Si për ëmbëlsirë,
tash në fund na mbeti,
President Moisiu,
i vetmi burrë shteti!
Mos mendojë njeri,
Ramën harruam,
po ai akoma,
historinë po shkruan!
Edhe kur ta shkruaj,
të gjithë do ta dinë,
do mbetet figurë,
apo figurinë!?
Kështu historia,
do të ecë,
me shumë pak burra,
edhe shumë burrecë!
A.DUKA
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66