Sjelljet tona të shëmtuara ndaj komshive me bindje të ndryshme partiake
Të dashur anëtarë, simpatizantë e përkrahës së opozitës shqiptare të qytetit tonë të Tetovës, kurrë mos pritni nga ne që të kritikojmë fqinjët, apo të lagjes sonë: Teuta Arifin, Florin Besimin, Fatmir Besimin, Orhan Ramadanin, Ahmed Qazimin e të tjerë. Edhe pse ndoshta nuk pajtohemi me ideoligjitë e tyre partiake, ama janë e do mbeten fqinjë të lagjes sonë, mos harrojmë se partitë vijnë e shkojnë, sikurse që erdhi e shkoi PPD-ja, sikurse që erdhi e shkoi PDSH-ja, po komshitë e miqtë e lagjes na mbetën. Edhe në aspektin familjar, kombëtar e fetar thuhet, se fqiu është më i afër se vëllai. Se komshiu ndaj komshiut ka hak, se edhe në varr do na pyesin se si i kemi patur marrëdhenit me fqinjët tanë. Se fqinjët nuk duhet urrejtur e patur mëni, nuk duhet shpallur armiqësi pse komshiu ynë i takon një partie tjetër politike. Komshitë edhe sikur të jenë shumë te këqinj mund ta kenë një të mirë që i mund të gjitha të këqijat e tyre.
@S.Mehazi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66