Humbja katastrofike kundër Bayern Munich në çrekfinalet e Champions ka vulosur nisjen e revolucionit te Barcelona. Emri i trajnerit të ri është çështja e parë që duhet zgjidhur. Mediat katalunjase janë të sigurta se pasardhësi i Setien në pankinën “blaugrana” është Ronald Koeman.
Aktualisht në krye të kombëtares holandeze, ish-mesfushori pritet te marrë drejtimin e Barcelonës duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Por nuk përjashtohet dhe një zgjidhje më e guximshme. Bëhet fjalë për Xavi Hernandez, që edhe më parë ishte shumë pranë rikthimit në rolin e trajnerit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66