Magnum Trans, ka kuptim reflektues se si duhet me ndërtu një punë bazuar në traditë dhe përvojë të kohës së re!
Koka e punës këtu, ideatori, përcaktuesi reali dhe final i të gjitha parashikimeve z. Remzi Mustafi
Një mundësi më shumë për të konkretizuar një projekt, një plan të detajuar e gjeni vetë tek zemra e hapur e kësaj ndërmarrje të madhe e gjeni tek zemra e huapur, tek zemra e bardhë e njeriut të kuptimit dhe të punës, tek njeriu i madh i biznesit, i punës, tek njeriu që më së miri i kupton shqiptarët, tek z.Remzi Mustafi.
Remzi Mustafi:
“Çdo punë, qoftë ajo edhe shumë e vogël, sigurisht se kërkon plan, kërkon projekt, kërkon mbështetje, kërkon rrugë të hapur veprimi, pastaj kërkon vizion për ta projektuar!
Një drejtues i një ndërmarrje pa pas idenë se nga lëviz, sigurisht se nuk mund me e ditë se ku e shpije ajo rrugë, nuk mund me e ditë se ku do të përfundojë.
Së pari mendoj se duhet parë rrethin e veprimit; duhet udhëtuar, duhet lëvizur brenda rrethit të mirëbesueshëm dhe kjo të krijon besim e shpresë për të menduar pozitivisht për një detyrë, për një projekt, për një kontratë pune, të cilës duhet me i dalë në fund pa u turpëruar!
Këto punë, këto nisma sigurisht se kërkojnë energji të madhe, kërkojnë përpjekje, kërkojnë fuqi drejtuese dhe ballafaqim me të gjitha problemet që mund me të dalë në rrugë pa e pritur!
Nëse një drejtues ka një vizion, gjithashtu ka një mision. Rruga ku dëshiron të mbërishë është motor kryesor veprimi.
Në fund të këtij opinioni mund të them një fakt nga eksperienca ime!
Së pari për të bë një punë të madhe duhet ta njohësh vetveten, të njohësh aftësitë tua me të cilat do të mund të përballesh në çdo kohë, në çdo moment!
Nëse e ke ndërtuar besimin ne vete, atëherë kuptoje se suksesin e keni aty!”, thotë Remzi Mustafi, drejtues i ndërmarrjes Magnum Trans në Gostivar!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66