Është hedhur sot në Nion të Zvicrës, shortit për turin e dytë të Europa League ku plot 5 skuadra shqiptare si Laçi, Teuta, Kukësi, Renova dhe Shkëndija e Tetovës mësuan kundërshtarët me të cilët do të ndeshen më 17 shtator.
Duhet përmendur fakti se kësaj here shorti nuk ka qenë dhe aq i mëshirshëm për ekipet shqiptare, sidomos për Teutën dhe Kukësin.
Goglat i kanë vënë përballë ekipeve të La Ligës dhe Bundesligës. Durrsakët e Edi Martinit do të presin në shtëpi Granadën, ndërkohë që Kukësi ka përballë Volfsburgun.
JA TË GJITHA PËRBALLJET E EKIPEVE SHQIPTARE:
Renova-Hajduk Split
Teuta-Granada
Laçi-Hapoel Ber Sheva
Botoshan-Shkëndija
Kukësi-Volfsburg
Ashtu si në raundin e parë, edhe në këtë raund, ndeshjet do të jenë me një takim dhe njëra prej ekipeve do të eliminohet direkt. Sfidat do luhen më 17 shtator.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66