Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në facebook kritikoi menaxhimin e pandemisë, raporton Gazeta Blic.Ai citoi dy medie ndërkombëtare të cilat treguan se Kosova është vend me vdekje të lartë nga Covid 19.Sipas tij sa ishte ai kryeministër, Kosova merrej si shembull për të mirë.
Ky është postimi i tij i plotë në facebook:La gestion macabreRaportimet vizuele nga dy medie ndërkombëtare e ilustrojnë qartë kontrastin në menaxhimin e pandemisë COVID-19 te ne. I pari, infografi (shih në fund të tekstit), është i 28 gushtit nga bloomberg.org, ku Kosova prin në botë për numrin e vdekjeve për 1 milion banorë. E dyta, videoja (https://youtu.be/aeT02XSCqoo), është e 13 majit nga MSNBC, ku te minuti 2:45 Kosova përmendet në mesin e shteteve më të suksesshme.
Në datën 13 maj, pikërisht kur qeveria jonë e mirë i pat mbushur 100 ditë, gazetari amerikan, për të shpalosur gjendjen e rëndë të krijuar nga virusi Corona në ShBA, merrte si shembull të shkëlqyer disa shtete mes të cilave edhe Kosovën. Shembujt që citonte dëftonin më së miri se menaxhimi i mirë i rrezikut të virusit Corona nuk varej nga fuqia apo madhështia e shtetit, por nga përgjegjësia e qeveritarëve të tij.
Që atëherë kanë kaluar më shumë se 100 ditë, e së shpejti do bëhen 100 ditët e qeverisë koti. Nga mediat ndërkombëtare po marrim statistika të përmbysura. Kosova sot nuk është as shembull i mirë e as shembulli i keq, por thjesht vendi që mban rekordin e numrit të vdekjeve prej virusit.Qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se formimi i paligjshëm i një qeverie që ka mbledhur bashkë tërë përgjegjësit për hajninë 20 vjeçare të subjektivitetit politik dhe ekonomik të shtetit tonë, nuk ndalet vetëm në keqadministrimin e pasurive të vendit, as në dëmtimin e institucioneve, por edhe në dëmtimin fizik dhe psikologjik të popullsisë së vet. Qeveritarët e ardhur nga të gjitha partitë humbëse kanë mendjen të ndajnë postet dhe tenderat. Partitë tradicionale të korrupsionit, kur nuk e kanë më mundësinë të mashtrojnë votuesin, nuk ndalen më me vrasjen e ndërmarrjeve publike e institucioneve shtetërore, por cënojnë pa kthim edhe shëndetin publik.Afër 100 ditët e ‘institucionalizmit’ dhe akademikëve të propaganduar nuk ushqejnë trurin, por rrënojnë trupin. Qeveria koti dhe lidhja aspak demokratike në pushtet nuk janë akademia e Kosovës, por pandemia e saj.Kuadro të këtilla institucionaliste me shumë përvojë në menaxhim?
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66