Kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është përfshirë në debatin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë duke i dërguar një mesazh Tiranës zyrtare.
“Institucionet përkatëse të Shqipërisë i kanë kapacitetet për të gjetur forcën e duhur për qasjen ndaj temave që kanë të bëjnë me raportet me Greqinë.
Është një çështje që u takon institucioneve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Ne, si vend fqinj dhe shqiptarë, po e ndjekim këtë çështje dhe i mbështesim institucionalisht dhe personalisht institucionet shqiptare” tha Xhaferi.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66