Lëvizja Vetëvendosje, i është përgjigjur negativisht dje kryeministrit Hoti për pjesmarrje në takimin e Uashingtonit dhe atij në Bruksel.Nga kjo parti kanë deklaruar se qeveria Hoti është jo legjitime dhe jo kredibile dhe si e tillë nuk perfaqëson vullnetin e popullit .E sa i përket këtij takimi, Kosova nuk do të jetë në pozitë të favorshme, po thotë Eugen Cakolli nga KDI.
Cakolli në një prononcim për “Gazeta Blic” tregon faktorët e brendshëm politikë të cilët do të ndikojnë negativisht në këtë proces.“Bazuar në përvojën e deritanishme lidhur me dialogut Kosovë-Serbi, kur ky proces është shoqëruar nga mungesa e konsensusit politik, konsideroj që sërish Kosova nuk do të jetë në pozitë të favorshme, meqenëse rrezikojmë përsëritjen e skenarëve të përplasjeve të ashpra politike. Faktor tjetër që mund të ndikojë negativisht në proces është edhe mungesa e transparencës së Qeverisë, si për agjendën ashtu edhe temat e mundshme të diskutimit”
Cakolli tutje thotë se Kosova në Uashington nuk do të përfaqësojë unitet të spektrit politik.
“Në takimin që pritet të mbahet në Uashington më 4 shtator, pala kosovare do të përfaqësohet nga Kryeministri, i cili ndonëse ka autorizime të plota kushtetuese, nuk do të përfaqësoj unitet të spektrit politik. Meqenëse ky takim do të ndërmjetësohet nga nivelet më të larta të politikbërjes amerikane, besoj që rrjedha e takimit, si e tillë, nuk do reflektojë mospajtimet mes spektrit tonë politik”.Takimi i katër shtatorit në Uashington vjen pas takimit të mbajtur në Bruksel mes kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiq.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66