Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Hoti sot u nis për në Washington. Nga ky takim është paralajmëruar arritje e marrëveshjeve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.Analistët politik thonë se për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, edhe Kosova do të paguajë çmimin e saj.Analisti politik Nexhmedin Spahiu, në një deklaratë për Gazeta Blic tregoi pritshmëritë e tij për takimin e Washingtonit.
Spahiu deklaroi se në Washington shkohet për njohje, por se çmimi i saj nuk dihet.“Qëllimi i takimit në Washington është për me u arritë një marrëveshje për njohjen e Kosovës, një marrëveshje në të cilën Kosova duhet me e pagu një çmim që Serbia me e njoftë, sa do të jetë ky çmim varet nga bisedimet që mund të jenë bërë në mes të presidentit Vuçiq dhe amerikanëve“, deklaroi Spahiu për Gazeta Blic.
Sipas tij, nëse Trump nuk merr pjesë në takim do të thotë se marrëveshja për njohje është afër por jo edhe e gatshme.
“Nëse në takim merr pjesë Trump, por nuk do të thotë që patjetër do të jetë pjesë e takimit, kjo do të thotë se marrëveshja është afër por nuk është e gatshme, nëse bëhet marrëveshja, sigurisht se presidenti Trump do të marrë pjesë në takim“, shtoi ai Spahiu për Gazeta Blic.Spahiu tha se marrëveshjet ekonomike mund të bëhen vetëm nëse nuk arrihet ajo për njohje, madje këto vetëm sa për ta arsyetuar takimin.“Nëse nuk bëhet marrëveshja për njohje atëherë do të bëhen ca marrëveshje të tilla që me arsyetu takimin dhe që me e hapë mundësinë për një marrëveshje e pazar final“, përfundoi ai për Gazeta Blic.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66