Glauk Konjufca në Debat Plus tha se “takimi i Washingtonit është takimi ku më së paku do të dihet për agjendën e tij”.Kur vet qeveria e Kosovës nuk e ka të qartë se për çfarë tema do të flitet nuk mund ta dijnën qytetarët.E ai nxori disa konkluza, e para se qeveria nuk ka mundur të shkojë e legjitimuar, e VV sipas tij tentoi të jetë e fuqishme ndaj Serbisë, me tri pika, “e para të ketë legjitimitet nga kuvendi përmes një platforme të formuar nga çdo parti politike në kuvend”,tha ai, e pikat e tjera nuk u lejua ti shtjelloj.
Glauk KonjufcaMarrëveshjeTakimWashingtonGlauk Konjufca në Debat Plus tha se “takimi i Washingtonit është takimi ku më së paku do të dihet për agjendën e tij”.Kur vet qeveria e Kosovës nuk e ka të qartë se për çfarë tema do të flitet nuk mund ta dijnën qytetarët.E ai nxori disa konkluza, e para se qeveria nuk ka mundur të shkojë e legjitimuar, e VV sipas tij tentoi të jetë e fuqishme ndaj Serbisë, me tri pika, “e para të ketë legjitimitet nga kuvendi përmes një platforme të formuar nga çdo parti politike në kuvend”,tha ai, e pikat e tjera nuk u lejua ti shtjelloj.
Fakti që është fol për kufijt që nga 2016 nuk ka kontestim sipas Konjufcës, këtë sipas tij e kanë konfirmuar edhe eksponentë ndërkombëtar.Më 2017 u krijua plani për korrigjim të kufijve, pastaj shkëmbim territorial, pastaj Presidenti tha se do e marrim Preshevën e nuk do japim asgjë.Sipas tij edhe nga Washingtoni kanë thënë që lëvizja e kufijve ka rreziqe të mëdha.
Ai tha se Kosova nuk ishte ofanzive ndaj Serbisë, kurr nuk i bëmë padi për gjenocidin, Serbia krijoi një pozicion ku bindi krerët ndërkombëtar se çka është e gatshme me dhënë Kosova.
Kosova nuk e shfrytëzoi vendimin e GJND-së i cili ishte në favor të Kosovës, aty thuhet se pavarsia e Kosovës nuk është në shpërputhje me rezolutën 1244.Tash Serbia thotë se Kosova duhet të jep diçka të madhe për njohjen, ata kanë dy alternativa ose zajednicën ose veriun e Kosovës.Ai tha se deklarata e Lutfi Hazirit, i cili rekomandon shkëmbim territorial është skandal dhe e pa falshme.Kur e hap temën se çka je i gatshëm me dhanë për me marr, vihet në pah raporti i forcave, e këtu presioni bjen tek Kosova.E ne duhet të mbajmë rrugën e pavarsisë dhe luftës ndaj gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66