Për koronavirusin, nuk është e vërtetë që një i infektuar e përhap virusin tek një tjetër person pranë tij: 80% e infeksioneve vijnë nga 20% e pozitivëve. Ky eshte fakti trondites qe eshte shfaqur se fundi dhe qe shkenca nuk e shpjegon dot.
Rastet konkrete jane shokuese: Këngëtarja e një kori amerikan infektoi 52 vetë, një i ftuar në nje dasëm në Jordani 76 veta, një 29 vjeçar i cili kaloi një mbrëmje në klubet e Seulit 79 persona. Ka individë që infektojnë dhjetëra njerëz dhe të tjerë që e mbajnë mikrobin për vete.
“Fatkeqësisht super-shpërndarësit nuk kanë një veçori rreth tyre që na lejon t’i njohim ato” shpjegon Massimo Galli, virolog i njohur italian. Disa njerëz, zakonisht asimptomatikë, janë veçanërisht të efektshëm në transmetimin e infeksionit. Tani shkenca përpiqet të kuptojë pse, dhe si t’i ndalojë ato, thote ai, duke shtuar se duhen studime te gjata dhe te hollesishme per kuptuar fenomenin ne fjale.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66