Prej disa ditësh qytetarët e Shqipërisë torturohen në doganën e Kakavijës, duke mos i lënë të kalojnë në shtetin grek.
Madje ditën e djeshme një 10-vjeçar u përplas për vdekje nga ambulanca.
Një qytetar i cili kishte 48 orë që priste për të kaluar doganën është shprehur se ajo që ka kaluar është më keq se torturat e Hitlerit.
‘Kjo që kaluam është më keq se torturat që bënte Hitleri në vitin 40. Kam 48 orë që pres, nuk e kam menduar asnjëherë që të kthehesha. Mora në telefon Starin dhe stacionet greke e u thash që do të derdhet gjak këtu. Të kishin mbyllur kufirin dhe të thonin që nga data 1 gusht deri me 30 gusht është mbyllur kufiri, vetëm në rast nevoje. Mua më ka vdekur mamaja, erdha ta varros. Nuk mund ai të më mbyllë kufirin mua, unë kam shtëpinë atje, kam gjithë pasurinë. Paguaj taksa, si këtu edhe atje.’-tha qytetari.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66