Një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 në Pesaro të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është identifikuar si Rusjon Kercuku. Ai punonte si kamarier në një hotel në Cattolica dhe në kohën e aksidentit, po kthehej nga puna. Motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një shtyllë si pasojë e mungesës së ndriçimit.
Përplasja ishte fatale për 18-vjeçarin, plagët në kokë dhe gjoks i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i të riut është parë nga kalimtarët, që e kanë lajmëruar policinë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66