Sipas informacioneve të para të zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, në mëngjes rreth orës 3 trupin e kishin vërejtur banorë lokalë në afërsi të një këndi të lojërave për fëmijë. Shumë shpejtë pastaj rastin e kanë denoncuar në polici.
Ekipi mjekësor vetëm kanë konstatuar se trupi I gjetur nuk ka pasur shenja jete. Bëhet fjalë për një banore 20 vjeçare të Gostivarit e cila sipas informacioneve të para, kishte rënë në Vardar në afërsi të urës së vogël metalike te tregu i qytetit.
Pas gjetjes së vajzës së re, ekipet shpëtuese dhe qytetarët e shumtë kanë vazhduar me kërkimin edhe të personit të dytë, për të cilin dëshmitarët okularë thonin se është hedhur që ta shpëtoje vajzën e cila ka luftuar me valët e rrëmbyeshme.
Trupi I tij I pajetë është gjetur në mesditë I ngecur në një urë të vogël mes fshatrave Forinë dhe Cegran. Edhe me këtë rast, ekipet mjekësore kanë konstatuar se trupi I gjetur ka qenë pa shenja jete.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66