Në paraditen e së mërkurës, një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Hogosht të Kamenicës.Policia ka njoftuar se njësitet përkatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se ekipa mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66