Do të luhet ditën e martë ora 20:00 në stadiumin “Air Albania” ndeshja mes Tiranës dhe ekipit serb të Crvena Zvezdës, e vlefshme për turin e dytë eleminator të Champions League.
Edhe pse do të luhet pa tifozë, rreziku se në këtë përballje mund të ndodhin trazira është prezent. Shembull mund të merret sërish ndeshja e vitit 2015 në Serbi ku në Beograd u ngrit droni i famshëm gjë që solli acarimin e tifozëve vendas dhe më pas ndeshja u ndrërpre.
“Top Channel” shkruan se një grup tifozësh, mund të ngrejnë një dron me mesazh patriotik gjatë ndeshjes.
Duke mos pasur të qartë se ideja e cilëve është kjo klubi kërkoi ndihmën e policisë në mënyrë që diçka e tillë mos ndodhi pasi do sillte dënim të mundshme të Tiranës nga ana e Uefa-s e kjo do i penalizonte jo pak në rrugën e tyre në Europë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66