Ekipi serb i Crvena Zvezdas, i cili do të luajë nesër në turin e dytë të Champions Leagues ndaj Tiranës, zbriti pak orë më parë në tokën shqiptare. Futbollistët dhe pjesa tjetër e stafit janë akomoduar në një hotel në Tiranë.
Bw raporton se e kipi serb ka marrë me vete edhe një kuzhinier, por jo forca të tjera shtesë policie.
Mësohet se kuzhinieri do të kontrollojë bashkë me mjekët gatimet për lojtarët, stafin dhe klubin.
Gjithashtu klubi serb ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të testohen për Covid-19 shoferët shqiptarë që do t’i transportojnë në hotel.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66