A vërtet ka bo ymër Zoti?
Nuk besojë se në këtë botë, ka diçka që mund të jetë keqpërdor më shumë se emri i gjithëkrijuesit- Zotit? Emrin e tij e përmendim: me ose pa abdes, me vend e pa vend, me arsye e pa arsye, kujt si të na vjen për hesapi. Herë-herë, bile edhe pa e larë bythën flasim, arsyetojmë, gjykojmë, pse jo edhe falim në emër të Tij, sikur me pas autorizim të notarizuar me ” peçata(vula) kompiri(patateje)?
Shkas i këtijë shkrimi është vdekja e parakohshme e Jusuf Sinanit. E kuptojë dhimbjen që e kanë familjarët, miqtë dhe shokët, ama më çudit fakti, pse heshtim për shkaqet e vdekjes së Jusufit? Sot, lëre që ne heshtim, heshtën edhe prokurori. Këtu jo vetëm shteti, por edhe njerëzit janë një HIQ i madh.
Ca hoxhollarë shpejtë e shpejtë në raste të tilla, nxjerrin nga mëngët duarëve ca ajete Kuranore, tamam si pokerashët e Las Vegasit. Kuptohet sipas vendit ashtu e bëjnë kuvendin, me demek t’a zbusin dhimbjen me arsyetimin se Zoti e “ka dasht” e ka marr.
Jusufi i mësuesit, tash që Ti nuk je më në mesin tonë, mua më kujtohet ai momenti kur ishe grindur si fëmijë me shokët e lagjes. Unë këmbngulja me çdo kusht të gjejë fajtorin? Bëra namin. Të gjykova për fajtor dhe si masë ndëshkimi të transferova nga kjo shkollë te tjetra. Të ndava nga shokët e klasës, vetëm e vetëm që mos mbeteshe pa gjykuar. E sot, ai mësuesi që dikur të shiste moral edhe për një grindje fëmijërore, heshtë para vdekjes Tënde! E themë këtë, jo që të më falësh, sepse këtë nuk ia fali as vetes.
Eh mor Jusufi i mësuesit, vërtet mendon se na brenë ndëgjegjja? U bënë tre ditë, aq na duhet neve për të të harruar. Besojë se ti, do të fluturosh hijeve dhe bukuriva të parajsës, ndërsa ne që heshtim sot, nesër do ulërijmë nëpër kazanat e ferrit.
Zejni Bilalli – Ukshetina
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66