Një 50-vjeçar është gjetur i vetëvarur në Llogara. Mësohet se ai punonte si recepsionist në një hotel.
Njoftohet se nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litarë në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.
Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66