COVID-19:
Kollitja ose teshtitja pa maskë ekspozon kalimtarët në të paktën 10,000 herë sasi më të mëdha spërklash që përcjellin Covid-19, sipas shkencëtarëve.Spërklat – grimca të mëdha që bien në tokë ose në sipërfaqe – mendohet se janë nxitësi kryesor i transmetimit të koronavirusit, shkruajnë mediet britanike.Akademikët ekzekutuan një numër eksperimentesh me njerëz nëpërmjet një makine që simulon kollën dhe teshtitjen.
Ata krahasuan numrin e spërklave që zbresin në sipërfaqe kur një person kollit ose teshtin me maskë dhe pa të.Gjetjet sugjerojnë që një person dy metra në distancë që kollitet pa maskë i ekspozohet 10,000 herë në më shumë spërkla sesa nga dikush që qëndron gjysmë metri larg duke vendosur një maskë.Asnjë spërkël e vetme nuk u pa tek vullnetarët që vendosnin maska kirurgjikale, sipas studiuesve.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66